Rasti i Arlindës, Gjini: Institucionet ta marrin përgjegjësinë, është dashur të ketë dorëheqje
Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar institucionet e shtetit lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës.
Gjini ka thënë në emisionin “DPT te Fidani” se institucionet kanë qenë vazhdimisht të njoftuara për problematikat që kanë ekzistuar dhe se, për këtë arsye, duhet ta marrin përgjegjësinë për rastin.
Ai ka theksuar se, ndonëse është i bindur se askush nuk ka dëshiruar të ndodhte një tragjedi e tillë, përgjegjësia institucionale nuk mund të shmanget.
“Jam i bindur që s’kanë pasur dëshirë të ndodhë diçka e tillë, ama duhet ta marrin përgjegjësinë, për shkak se institucionet e shtetit kanë qenë të njoftuara në vazhdimësi me problematikën që ka ekzistuar”, ka deklaruar Gjini, njofton Klankosova.tv.
Ai ka shtuar se është dashur të ketë dorëheqje të tjera lidhur me këtë rast.
Të rejat Lexo më shumë
Kos e fasule, pa ilaçe, kështu jeton Qamile Marra, shqiptarja që pretendohet si më e moshuara në botë
Klekovski: Janë realizuar 16 operacione te personat e lënduar në Koçan, në bashkëpunim me ekipin izraelit
Alarm në shkollat e Prishtinës, edhe “Mehmet Gjevori” bojkoton mësimin shkaku i papastërtisë dhe të ftohtit