Raporti i Bankës Botërore -çfarë thuhet për rritjen ekonomike, varfërinë dhe çmimet e larta të ushqimit
Grupi i Bankës Botërore, ka publikuar raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor. Në të, përfshihet edhe Kosova, ku janë publikuar të dhëna rreth situatës ekonomike në këtë vend.
Në raport thuhet se, ‘’presionet në rritje të çmimeve po rëndojnë aktivitetin duke gërryer fuqinë blerëse, veçanërisht për më të cenueshmit’’.
Po ashtu, thuhet se, rritja ekonomike pritet të qëndrojë në 3.6 përqind për vitin 2026 dhe të jetë mesatarisht rreth potencialit të saj prej 3.8 përqind në afat mesëm.
Në raport, shtohet se, varfëria pritet që të vazhdojë rënien, porse, çmimet e larta të ushqimit mbeten ‘’një rrezik i rëndësishëm’’.
‘’Parashikohet që varfëria të vazhdojë të bjerë, por çmimet më të larta të ushqimit mbeten një rrezik i rëndësishëm, pasi ushqimi përbën 64 përqind të konsumit total për dhjetë përqindëshin më të varfër të popullsisë’’, thuhet në raportim.
Të rejat Lexo më shumë
Kur rrugët e Unai Simon u kryqëzuan me Kosovën: Nga goli spektakolar i Besar Halimit, te çmimi Yashin
Si baba si djali, Kai Rooney shkëlqen me 4 gola në fitoren e U-18shave të Manchester Unitedit
Rama i përgjigjet Berishës për masat fiskale: Nesër qeveria miraton buxhetin e parë në histori mbi 10 miliardë euro