Raphinha u dërgon mesazh të qartë bashkëlojtarëve pas humbjes nga PSG-ja
Raphinha ka marrë rolin e liderit te Barcelona, duke u përpjekur të ngritë moralin e skuadrës pas humbjes 4-2 ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi brazilian, i cili mban shiritin e kapitenit, ka mbajtur një fjalim në zhveshtore pas përfundimit të ndeshjes, duke u kërkuar bashkëlojtarëve të mos e humbin qetësinë dhe të vazhdojnë përpara, pavarësisht rezultatit zhgënjyes që i dha fund serisë prej 11 fitoreve radhazi të katalunasve.
“Është një humbje që mund ta përballojmë lehtësisht. Në ekip mbizotëron qetësia dhe ne do të vazhdojmë përpara”, ka qenë mesazhi i Raphinhas për skuadrën.
Braziliani ka vënë në pah edhe mungesat e rëndësishme për shkak të lëndimeve, duke shprehur bindjen se Barcelona ka potencial për të konkurruar me ekipet më të mira, kur i ka në dispozicion të gjithë lojtarët.
“Ekziston ndjesia se, pa lëndime dhe me një formacion titullar ku janë Rodri, Eric Garcia, Kounde e të tjerë, kjo skuadër mund të konkurrojë dhe të fitojë ndeshje të tilla”, ka deklaruar ai.
Kapiteni i Barcelonës ka insistuar se skuadra duhet të ruajë drejtimin e saj dhe të mos lejojë që humbja ndaj kampionëve francezë të ndikojë në vazhdimësinë e sezonit.
“Do të vazhdojmë në rrugën tonë dhe do të bëjmë atë që duam”, ka shtuar Raphinha.
Ai ka vlerësuar gjithashtu paraqitjen e PSG-së, duke theksuar se, pavarësisht humbjes, Barcelona tregoi se mund të përballet me kundërshtarë të nivelit të lartë.
“Është një ekip i drejtuar shumë mirë. Pavarësisht rezultatit të sotëm, ne konkurruam mirë. Ishte një test i mirë që tregoi se mund të përballemi me ekipe të tilla”, ka përfunduar braziliani.
Barcelona tashmë duhet ta kthejë vëmendjen te sfida e radhës, pasi të dielën e pret një përballje vendimtare ndaj rivalit të përbetuar, Real Madridit, në kuadër të “El Clasicos”.
Të rejat Lexo më shumë
Ndërpritet furnizimi me ujë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” dhe në Rahovicë
Vlora Çitaku, e propozuara e vetme si U.D kryetare e PDK-së
Pas shumë orësh qetësi, nisin tensionet e para, hidhen molotovë drejt kryeministrisë, protestuesit vendosin në flakë një karrige