Ramadani: Ligji për Specialen kthehet në pikën zero nëse Kuvendi nuk i siguron 61 vota për ta përmbysur Veto-n e Presidentes
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës, Burim Ramadani ka thënë se Presidentja, Justina Shiroka-Pila ka përdorë Veto ndaj ‘Ligjit për Specialen’.
Ramadani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Kuvendi nuk mund ta ndryshojë këtë Ligj që e ktheu Presidentja.
“Asnjë nen dhe asnjë paragraf! Kuvendi me 61 vota mund ta përmbys Veton e Presidentes. Në këtë rast, Ligji hyn në fuqi pa asnjë pikë ndryshimi! Nëse nuk i ka 61 vota, Kuvendi e konfirmon që Ligji nuk ekziston më! Në këtë rast, gjithçka fillon nga pika zero! Kush thotë që Ligji është kthyer për t’u përmirësuar, po fsheh të vërtetën. Thjesht, po mashtron! Nëse duan të jenë të vërtetë, mund të thonë: “Ligji është kthyer që t’ia fillojë nga pika zero!’ “, ka thënë Ramadani.
Të rejat Lexo më shumë
Dogana zvicerane ndalon kontrabandën e ushqimeve, mbi dy tonë produkte transportoheshin pa frigorifer
Tragjedi në një park argëtues të Meksikës, 18-vjeçarja bie nga 'lavjerrësi' dhe humb jetën
Sherr i madh midis Carrick dhe yllit të United në dhomën e zhveshjes, ja çfarë ndodhi