← Kthehu te Ballina
Politikë 03/11/2026 18:46

Rama: VV paska thanë se ka dashni për Prishtinën, hajde të bojmë sallën koncertale, veç nënshkrimi i ministres ka mbet

Rama: VV paska thanë se ka dashni për Prishtinën, hajde të bojmë sallën koncertale, veç nënshkrimi i ministres ka mbet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook, i ka kërkuar VV’së që ta bëjnë sallën koncertale, pasi nga kjo parti kanë thënë se ‘’kanë dashni për Prishtinën’’.

Rama, ka shkruar edhe se projekti për këtë sallë është gati, dhe se, ka mbetur vetëm nënshkrimi i ministres së Kulturës.

Postimi:

Vetëvendosje paska thanë se ka dashni për Prishtinën!

Mirë!

Hajde ta bojmë SALLËN KONCERTALE 🎶

Projekti është gati!

UNDP-ja është e gatshme me na ndihmu!

Ka mbetë veç një nënshkrim, ai i ministres së Kulturës.

Hajde t’ua japim artistëve një skenë të dinjitetshme në zemër të Prishtinës.

Urdhnoni!

Reklamë