Politikë
20/10/2026 10:46
Rama vendos mbishkrimin “Dialog” mbi disa karrige para Kryeministrisë
Pak para nisjes së protestës së studentëve dhe të rinjve në Tiranë, në ditën e tetë të saj, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministrisë janë vendosur disa karrige të kuqe.
Në mënyrë simbolike, përmes tyre, kryeministri Edi Rama u bën thirrje të rinjve për dialog.
Ai pas vendosjes së mbishkrimeve para mediave ftoi studentët për dialog.
“Kush do dialog pa kushte, kur të dojë, ku të dojë edhe këtu po të dojë unë jam në dispozion bashkë me qeverinë. Të vetmit që nuk janë të mirëpritur janë ata që bëjnë dhunë dhe që nuk distancohen nga dhuna”, ka thënë Rama/Sipas pamjeve, karriget janë vendosur në formë sfere dhe mbi to ka një mbishkrim ku shkruhet “Dialog”.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Siparantum organizon koncert në Pejë për të mbledhur 21 mijë euro për festivalin në Pragë
Teknologji
UBT shënon 25-vjetorin me tri ngjarje të mëdha ndërkombëtare, Hajrizi: Kosova po bëhet qendër e shkencës dhe inovacionit
Politikë
Premtimi i Kurtit për autostradën Prishtinë-Gjilan, Bajrami kërkon përgjegjësi
Sport