Rama reagon ndaj Sveçlës dhe Kërçelit pas dorëzimit të kontratës në Prokurori
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj shefit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në kryeqytet, Gëzim Sveçla, dhe deputetit Ilir Kërçeli, pasi këta të fundit njoftuan se kanë dorëzuar në Prokurori kontratën për ndriçimin “Smart”.
Përmes një postimi në Facebook, Rama e ka cilësuar veprimin e tyre si “show politik”, duke vënë në pikëpyetje angazhimin e asamblistëve të VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
“Vetëvendosja e Prishtinës i paska kapë do letra e paskan shku edhe sot me bo një show politik para Prokurorisë”, ka shkruar Rama.
Ai u ka bërë thirrje përfaqësuesve të kësaj partie që, sipas tij, të fokusohen në propozime konkrete në të mirë të qytetarëve, në vend se të merren me atë që e ka quajtur punë të hetuesit, prokurorit apo gjyqtarit.
“Votuesit tuaj ish dashtë me e pyet veten, a e keni pru najherë në Asamblenë e Kryeqytetit naj propozim në të mirë të qytetarëve të Prishtinës? Apo keni hi n'asamble me e lujt hetuesin, prokurorin, gjyqtarin, policin, zëdhënësin? Punoni, more, najsen!”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.
Të rejat Lexo më shumë
Vedat Muriqi me trajner të ri? Fenerbahce pranë marrëveshjes me ish-trajnerin e Milanit
Rasti i "Alta Bankës", BDI: Sa para publike janë në rrezik, prokuroria të hetojë
Eisenkot refuzon koalicionin me Netanyahun, edhe nëse ndërhyn Trump