Rama ndan 250 mijë euro për renovimin e lodrave, kompanitë duhet ta plotësojnë këtë kriter
Komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga kryetari Përparim Rama, ka paraparë të investojë 250 mijë euro për mirëmbajtjen dhe renovimin e lodrave në kryeqytet, shkruan
Sipas njoftimit për kontratë të publikuar nga Kuvendi E- Prokurimi, procedura e prokurimit është shpallur si ritender, me titullin “Mirëmbajtja dhe Renovimi i Lodrave në Kryeqytet – RITENDER”.
Kontrata publike kornizë parashihet të ketë kohëzgjatje prej 12 muajsh.
Ndërkohë, një nga kriteret e përcaktuara për operatorët ekonomikë që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë tender është dëshmia se kanë përfunduar me sukses kontrata të ngjashme, në vlerë minimale prej 375 mijë eurosh, gjatë tri viteve të fundit.
Vlera prej 250 mijë eurosh është buxheti i paraparë për këtë kontratë, ndërsa kriteri i përvojës së kërkuar për operatorët ekonomikë është 375 mijë euro.
Të rejat Lexo më shumë
Putini në panik para zgjedhjeve në SHBA – thotë kongresmeni Whitesides
“Jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit me urdhër të Ramës”, zbardhet letra e Veliajt drejtuar GJKKO - Gjykata shtyn seancën
Rama dhe Spahiu mirënjohje kardiologut nga Kosova që i shpëtoi jetën 29-vjeçarit me infarkt akut