Rama: Letrat e Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit dëshmojnë një dashuri që qëndroi e fortë përballë mureve të burgut
Letrat e Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit dëshmojnë një dashuri që qëndroi e fortë përballë mureve të burgut.
Kështu është shprehur kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama pas hapjes së ekspozitës ‘’ “Një mur na ndan në mes”.Më tutje ai është shprehur se Kujtimi dhe sakrifica e tyre do të jetojnë përherë në zemrën e Kosovës.
Postimi i plotë:
Ka mure që ndajnë njerëzit, por nuk e ndalin dashurinë. Letrat e Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit dëshmojnë një dashuri që qëndroi e fortë përballë mureve të burgut dhe një sakrificë të bërë për lirinë e Kosovës.
Ekspozita “Një mur na ndan në mes” na kujton se ata lanë gjithçka, edhe vitet që mund t’i jetonin bashkë, që ne sot ta gëzojmë lirinë.
Kujtimi dhe sakrifica e tyre do të jetojnë përherë në zemrën e Kosovës.
Të rejat Lexo më shumë
Zelensky publikon hartën, tregon se cilat territore ukrainase po i kërkon Putini
Përdorni uthullën për të larguar aromat e pakëndshme pas gatimit - një truk i thjeshtë që ia vlen ta provoni
“Shokuese, rruga më e keqe, ka pasur rrugë të tjera”, Limaj kritika PDK’së për kthimin e ligjit për Specialen