← Kthehu te Ballina
Politikë 20/10/2026 14:01

Rama i shpërbleu me mbi 2 mijë euro, protestuesit gjuajnë me kifle  Policët

Rama i shpërbleu me mbi 2 mijë euro, protestuesit gjuajnë me kifle  Policët

Protestuesit janë pozicionuar para godinës së Ministrisë së Arsimit, në vijim të protestave që prej ditësh po zhvillohen në Tiranë.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka vendosur një autobot me ujë pranë institucionit, në kuadër të masave të marra për menaxhimin e situatës, në rast të ndonjë përshkallëzimi të mundshëm të protestës.

Një moment ironik është regjistruar edhe gjatë tubimit, ku protestuesit, në shenjë reagimi ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për shpërblimin e efektivëve të Policisë me mbi 2 mijë euro, u kanë dhuruar efektivëve nga një kifle (Molto).

Reklamë