← Kthehu te Ballina
Politikë 26/10/2026 09:06

Rama fton sërish studentët për dialog, kësaj here me një tavolinë prej guri

Rama fton sërish studentët për dialog, kësaj here me një tavolinë prej guri

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar sërish mënyrën e ftesës së tij për dialog me studentët, të cilët prej dy javësh vijojnë protestat duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Këtë të hënë, përpara godinës së Kryeministrisë është vendosur një gur në formën e një tavoline, si një tjetër simbol i ftesës së kreut të qeverisë për dialog me të rinjtë.

Ndryshe nga ditët e mëparshme, kur përpara Kryeministrisë ishin vendosur karrige, këtë herë është zgjedhur një tavolinë prej guri.

Reklamë