← Kthehu te Ballina
Lajme 03/11/2026 13:17

Rama dhe Spahiu mirënjohje kardiologut nga Kosova që i shpëtoi jetën 29-vjeçarit me infarkt akut

Rama dhe Spahiu mirënjohje kardiologut nga Kosova që i shpëtoi jetën 29-vjeçarit me infarkt akut

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Klodiana Spahiu, i kanë shprehur mirënjohje kardiologut nga Kosova Dr. Gentian Mehmeti për trajtimin e suksesshëm të një rasti me sulm në zemër. Dr Gentian Mehmeti është mjek i ri nga Ferizaji, i cili punon si kardiolog në QSUT Tiranë.

Mehmeti së bashku me kolegun e tij Dr. Donald Mançe ia kanë shpëtuar jetën një 29-vjeçari i cili kishte pësuar infarkt akut. Trajtimi është kryer në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës.

“Kardiologjia e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ku profesionalizmi dhe ndërhyrja në kohë shpëtuan jetën e një 29-vjeçari, i paraqitur në gjendje kritike si pasojë e një infarkti akut dhe sot është jashtë rrezikut për jetën, falë ndërhyrjes së suksesshme të ekipit të Hemodinamikës Mirënjohje për Dr. Donald Mançe, Dr. Gentian Mehmeti dhe të gjithë ekipin mjekësor”, ka shkruar kryeministri Rama.

“Mirëmëngjes nga Kardiologjia e QSUT-së, ku profesionalizmi dhe ndërhyrja në kohë shpëtuan jetën e një 29-vjeçari, i paraqitur në gjendje kritike si pasojë e një infarkti akut dhe sot është jashtë rrezikut për jetën, falë ndërhyrjes së suksesshme të ekipit të Hemodinamikës. Pas 15 goditjeve elektrike dhe ndërhyrjes urgjente për zhbllokimin e arteries kryesore të zemrës, i riu po rikuperohet nën kujdesin e mjekëve. Mirënjohje për Dr. Donald Mançe, Dr. Gentian Mehmeti dhe të gjithë ekipin mjekësor”, ka shkruar ministrja Spahiu.

Reklamë