Rama: Bashkë me banorët vendosim për të ardhmen e Ulpianës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka takuar përfaqësuesit e banorëve të Ulpianës, me të cilët ka diskutuar për propozimet e tyre lidhur me projektin “Ulpiana 2030 Legacy”.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se së bashku me drejtorin e Planifikimit ka pritur përfaqësuesit e banorëve të Ulpianës, me të cilët ka diskutuar për propozimet e tyre.
Këshilli i Banorëve i shkruan Përparim Ramës, kërkon anulimin e vendimit për “Ulpiana 2030 Legacy”

“U dakorduam që në takimin e radhës t’i konkretizojmë bashkë propozimet dhe t’i harmonizojmë me planin arkitektonik”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
