Lajme
07/11/2026 09:46
Rakoshi në Istog bëhet me Shtëpi të re të Fshatit, hapësirë në shërbim të banorëve
Komuna e Istogut ka njoftuar se në fshatin Rakosh është përuruar Shtëpia e Fshatit, një objekt i ri që do të jetë në shërbim të banorëve të kësaj ane.
Në ceremoninë e përurimit morën pjesë nënkryetari i Komunës së Istogut, Genc Ademaj, dhe banorë të fshatit, të cilët shënuan hapjen e objektit me prerjen simbolike të shiritit.
Me këtë rast, nënkryetari Ademaj uroi banorët për këtë hapësirë të re, duke theksuar rëndësinë e saj për organizimin e takimeve, aktiviteteve dhe organizimeve të ndryshme të komunitetit.
Sipas njoftimit të komunës, Shtëpia e Fshatit do të shërbejë si pikëtakim për banorët dhe do të kontribuojë në zhvillimin e jetës shoqërore në këtë lokalitet.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Natë sulmesh në Rusi, flakët përfshijnë depot, rafinerinë e naftës dhe fabrikën industriale
Lajme
Berlin, fëmijët shqiptarë organizojnë shfaqje teatrale për Ditën e Alfabetit Shqiptar
Lajme
Moti në fundjavë
Ekonomi