Racing Santanderi mund të përballet me dënime, pasi tifozët hodhën gjësende në fushë ndaj Realit
Real Madridi vazhdoi formën pozitive nën drejtimin e Jose Mourinhos, duke siguruar fitore me rezultat 3-0 ndaj Racing Santanderit.
Ishte një paraqitje efikase nga “Los Blancos”, por ndeshja nuk kaloi pa polemika, veçanërisht për shkak të vendimeve të gjyqtarit Martinez Munuera.
Tifozët e Racing Santanderit nuk ishin të kënaqur me penalltinë e hershme të akorduar për Kylian Mbappen, por reagimet e tyre u ashpërsuan edhe më shumë pasi skuadrës së tyre iu mohua një penallti pas ndërhyrjes së VAR-it.
Siç raporton “Defensa Central”, Racing Santander mund të përballet me masa disiplinore, pasi një pjesë e tifozëve në stadiumin “El Sardinero” hodhën sende në drejtim të fushës dhe gjyqtarit.
Ngjarja ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes, kur Aurelien Tchouameni u konsiderua fajtor për prekje të topit me dorë brenda zonës së rreptësisë, duke bërë që gjyqtari të akordonte penallti për vendasit.
Megjithatë, vendimi u anulua shpejt pas kontrollit të VAR-it, pasi prekja e topit nga Tchouameni nuk u konsiderua e mjaftueshme për të akorduar penallti. Ky vendim shkaktoi zemërimin e tifozëve vendas.
Gjatë këtij episodi, tifozët e Racingut nisën të protestonin ndaj vendimit të gjyqtarit, duke kënduar edhe kore kundër Real Madridit. Pak më vonë, nga tribunat u hodh edhe një çakmak në fushë.
Ndonëse çakmaku nuk goditi dhe nuk lëndoi askënd, kjo nuk e përjashton Racing Santanderin nga mundësia e ndëshkimit financiar, pasi hedhja e sendeve në fushë është e ndaluar për shkak të rrezikut që mund t’u shkaktojë futbollistëve apo gjyqtarëve.
Tashmë, Racingu do të presë raportin zyrtar të gjyqtarit për ndeshjen, ku pritet që Munuera ta evidentojë këtë incident. Pas kësaj, mund të ndërmerren edhe masa disiplinore.
Gjoba nuk pritet të jetë e madhe. Nëse merret për bazë një rast i mëparshëm, Deportivo La Coruna ishte gjobitur me vetëm 3 mijë euro dhe kishte marrë një paralajmërim për mbyllje të stadiumit, pasi disa sende ishin hedhur në fushë.
Kështu, Racing Santander mund të përballet me një ndëshkim të ngjashëm, nëse incidenti përfshihet në raportin e gjyqtarit.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë këtë sezon që Real Madridi përballet me armiqësi nga tifozët kundërshtarë. Një situatë e tillë mund të vazhdojë edhe në ndeshjet e ardhshme, duke pasur parasysh se klubi madrilen është përfshirë në disa polemika të lidhura me vendimet e gjyqtarëve.
Të rejat Lexo më shumë
Shenja shqetësuese tek Interi, pas humbjes në derbi nga Milani – ja çka thanë kryesorët e ekipit
Senatori demokrat Chris Murphy pëson goditje në tru – në vitin 2023 vizitoi Kosovën
Nik Gjeloshaj zgjidhet kryetar i Forumit Shqiptar: Bashkuam atë që nuk është dashur të ndahej