Lajme
06/11/2026 13:36
Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën punonjësi i OSHEE në Vlorë
Një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka humbur jetën në fshatin Kocul të Selenicës, në Vlorë, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kryerjes së detyrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45, në ambientet e një nënstacioni elektrik, ku 50-vjeçari me inicialet Altin Petanaj ishte duke punuar.
Si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, punonjësi ka humbur jetën në vendngjarje.
Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të këtij aksidenti tragjik. /a2cnn/
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Haxhiu takon kryetarët e grupeve parlamentare, diskutojnë për prioritetet dhe seancat e ardhshme të Kuvendit
Sport
Maran: Ju tregoj përse nuk i thirra Tucin dhe Asanin për këto ndeshje
Politikë
Bëhen bashkë shefat e grupeve parlamentare
Sport