Qytetari në Istog dorëzon në polici kuletën e gjetur me mbi 200 euro, franga e dollarë
Një qytetar nga fshati Drejë i Istogut ka dorëzuar në polici një kuletë të gjetur në rrugën “Ibrahim Rugova”, në të cilën kishte para në tri valuta dhe dokumente personale.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 20 tetor, rreth orës 21:00, kur A. Puka është paraqitur në Stacionin Policor në Istog dhe e ka dorëzuar kuletën, të cilën e kishte gjetur pranë një bankomati.
Gjatë verifikimit, në kuletë janë gjetur 205 euro, 20 franga zvicerane dhe 400 dollarë amerikanë, si dhe dokumente personale.
Policia ka identifikuar pronarin përmes dokumenteve dhe e ka ftuar në stacion. Pas verifikimit, kuleta, bashkë me të gjitha paratë dhe dokumentet, i është kthyer pronarit.
Policia e Kosovës e ka vlerësuar lart veprimin e qytetarit, duke e cilësuar si shembull të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare.
Të rejat Lexo më shumë
Aksion kundër kontrabandës në veri, sekuestrohen mallra mbi 200 mijë euro dhe 22 automjete
Blerta Kelmendi emërohet gjyqtare mbikëqyrëse për degën e Gjykatës Themelore në Klinë
Një problem në PHP vë në alarm botën digjitale, disa institucione mbyllin faqet e tyre