QMF 5 në Fidanishte zgjeron orarin, shërbime shëndetësore edhe të dielave
Aneksi i Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF) 5 në lagjen Fidanishte do të ofrojë shërbime shëndetësore edhe të dielave, nga ora 07:00 deri në mesnatë.
Sipas njoftimit, zgjerimi i orarit synon të lehtësojë qasjen e qytetarëve në shërbime shëndetësore dhe të përmirësojë organizimin e punës në institucionet e mjekësisë familjare.
Ky ndryshim pritet të ndikojë edhe në funksionimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), duke mundësuar shpërndarje më të mirë të fluksit të pacientëve ndërmjet dy objekteve shëndetësore.
“Me zgjerimin e orarit dhe funksionalizimin e shërbimeve në dy objekte, synojmë të ofrojmë kujdes më të qasshëm, më efikas dhe më pranë nevojave të qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Me këtë zgjerim, synohet që qytetarët të kenë më shumë mundësi për të marrë shërbime shëndetësore edhe gjatë ditës së diel.
Të rejat Lexo më shumë
Qeveria ndan 275 mijë euro për renovimin e shtëpive të komuniteteve joshumicë në Komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit
Muhaxheri publikon projektin e shkollës së re në Llozhan të Pejës
SHBA-ja gjobit Bank of America me 1.2 miliard dollarë për pastrim parash dhe shkelje të sanksioneve