← Kthehu te Ballina
Politikë 23/10/2026 20:47

Qeveria gjermane s’tregon çfarë u diskutua në takimin Rama-Merz

Qeveria gjermane s’tregon çfarë u diskutua në takimin Rama-Merz

Zyra e Kancelarit gjerman nuk ka dhënë detaje mbi përmbajtjen e takimit dypalësh mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelarit Friedrich Merz në Budva, ndërsa nuk ka shprehur një qëndrim të drejtpërdrejtë për protestat në Shqipëri.

Në përgjigje për A2CNN për çështjet e diskutuara gjatë takimit dhe qëndrimin e Gjermanisë për protestat, një zëdhënës i qeverisë gjermane deklaroi se fjalët e kancelarit flasin vetë.

“Fjalët e Kancelarit flasin vetë. Ju lutemi për mirëkuptimin tuaj, pasi, si parim, ne nuk komentojmë përmbajtjen e diskutimeve konfidenciale me krerët e tjerë të shteteve dhe të qeverive”, tha zëdhënësi i qeverisë

Reklamë