Pyetet se a është duke e dëmtuar Premierligën çështja City, ja si përgjigjet Arteta
Mikel Arteta padyshim është një nga trajnerët më të mirë të Premierligës dhe të futbollit mbarëkombëtar.
Sukseset e tij me Arsenalin, në të cilin i riktheu si skuadër elitare e bën atë nga më të kërkuarit.
Ndërsa po ashtu ka marrë vëmendjen kryesore Manchester City, e cila është dënuar së fundmi për 115 akuza lidhur me shkeljet financiare që bëri klubi në periudhën 2009-2018.
Ajo periudhë përkon edhe me kohën kur ai ishte pjesë e saj, si asistent i Pep Guardiolës teksa u pyet se a po e dëmton kjo çështje Premierligën.
“Dua të mendoj se nuk po e bën, por nuk e di. Sigurisht që nuk është në kontrollin tonë. Kontrolli ynë është të bëjmë gjithçka që mundemi individualisht dhe përmes klubit për të ruajtur pozicionin që duhet të jemi liga më e mirë në botë”, u shpreh Arteta.