Politikë
16/10/2026 08:16
Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në Prishtinë protestojnë para Komunës
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë një protestë në Prishtinë, për shkak të mospagesës së pagave në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për pagën minimale.
Sipas njoftimit të federatës, protesta do të nisë në orën 11:00, nga zyrat e FSPTSPK-së, dhe do të vazhdojë deri në oborrin e Komunës së Prishtinë.
Në protestë pritet të marrin pjesë punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme të kryeqytetit, si dhe punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të Qendrave të Mjekësisë Familjare (QMF).
Federata ka bërë të ditur se protesta do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Vazhdon rehabilitimin i rrugëve në Prizren, shtrohet asfalti i parë në rrugën “Shkëlzen e Luan Krasniqi”
Ekonomi
Grupi i Bankës Botërore mobilizon kapital privat rekord për vendet në zhvillim, duke nxitur krijimin e vendeve të punës
Lajme
29 vjet nga rënia e dëshmorit Adrian Krasniqi
Sport