← Kthehu te Ballina
Politikë 15/10/2026 13:15

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në Prishtinë paralajmërojnë protestë të premten

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në Prishtinë paralajmërojnë protestë të premten

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se të premten, më 16 tetor, do të organizojë protestë në Prishtinë, për shkak të mospagesës së pagave në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për pagën minimale.

Sipas njoftimit të federatës, protesta do të nisë në orën 11:00, nga zyrat e FSPTSPK-së, dhe do të vazhdojë deri në oborrin e Komunës së Prishtinës.

Në protestë pritet të marrin pjesë punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme të kryeqytetit, si dhe punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të Qendrave të Mjekësisë Familjare (QMF).

Federata ka bërë të ditur se protesta do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve.

Reklamë