Pulisic vazhdon me Milanin, firmos kontratë deri në vitin 2031
Christian Pulisic ka nënshkruar kontratë të re me Milanin, duke u lidhur me klubin italian deri në vitin 2031, ka njoftuar të premten skuadra kuqezi.
Sulmuesi amerikan, 28-vjeçar, iu bashkua Milanit në vitin 2023, pas përvojave te Borussia Dortmundi dhe Chelsea. Që nga transferimi në Itali, Pulisic ka regjistruar 44 gola në 141 paraqitje me fanellën e “Rossonerëve”, ndërsa sezonin 2024/25 e përfundoi si golashënuesi më i mirë i ekipit.
Në njoftimin zyrtar, Milani ka theksuar se vazhdimi i kontratës reflekton përkushtimin e përbashkët për të ndërtuar mbi progresin e arritur në vitet e fundit, me synimin për të vazhduar përmirësimin dhe për të arritur suksese të reja.
Pulisic ka qenë gjithashtu pjesë e rëndësishme e Përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilën ka marrë pjesë në dy edicione të Kupës së Botës. Ai është shpallur katër herë futbollisti më i mirë i vitit në SHBA.
Toyota Motor Europe ka shitur gjithsej 936.042 automjete Toyota dhe Lexus gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026,...
Të rejat Lexo më shumë
Përleshja pas derbit nuk kalon pa pasoja, zbulohen dënimet për yjet e Galatasarayt dhe Fenerbahces
Pas suspendimit të Agron Hasanajt, ky është drejtori i ri i përkohshëm i Policisë në Pejë
Më shumë se 100 mijë njerëz në shesh, Italia paralizohet nga protestat