← Kthehu te Ballina
Sport 01/11/2026 22:17

Pulisic i ‘çelë letrat’ rreth kontratës së re me Milanin, pas golit ndaj Interit

Pulisic i ‘çelë letrat’ rreth kontratës së re me Milanin, pas golit ndaj Interit

Ylli i Milanit, Christian Pulisic, ka zbuluar se dëshironte t’ua shpërblente tifozëve besimin duke nënshkruar kontratë të re me “Rossonerët”, duke theksuar se klubi italian ia kishte ringjallur karrierën dhe e kishte ndihmuar në shumë mënyra.

Pulisic shënoi golin e parë në fitoren 3-1 të Milanit ndaj Interit të shtunën, në derbin e qytetit të njohur si “Derby della Madonnina”.

Vetëm pak ditë para përballjes me rivalin e përbetuar, ylli amerikan kishte nënshkruar vazhdimin e kontratës me Milanin deri në vitin 2031.

“Nuk e kisha menduar shumë çështjen e kontratës, por duhet të them se ndihem vërtet mirë. Gjithçka që ky klub më ka dhënë, nga fillimi deri në fund. Besimi që më kanë ofruar. T’ua shpërblej tifozëve në një ditë si kjo, por dua t’u jap edhe shumë më tepër, sepse ata ma kanë ringjallur karrierën dhe më kanë ndihmuar në shumë mënyra. Prandaj, u kam shumë borxh”, ka deklaruar Pulisic për “CBS” pas përfundimit të ndeshjes.

Me këtë realizim, Pulisic ka arritur në kuotën e katër golave në derbin e Milanos.

“Më pëlqen të luaj në ndeshjet më të mëdha. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme sot dhe fitorja është gjithmonë diçka e veçantë”, ka shtuar ai.

“Më pëlqen të luaj në ndeshje të mëdha. Ne jemi gjithmonë shumë të motivuar dhe duket se kohëve të fundit po kemi rezultate të mira kundër Interit. Për ne, sfida është të gjejmë vazhdimësi edhe në ndeshjet e tjera, sepse në këto përballje duket se gjejmë një motivim shtesë. Ndihem shumë me fat që kam mundësinë ta bëj këtë çdo ditë. Punoj shumë që të kem momente të tilla. Prandaj, jam thjesht i lumtur që mund ta përjetoj këtë”, ka përfunduar amerikani.

28-vjeçari deri më tani ka shënuar tre gola dhe ka dhënë një asistim në nëntë ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat këtë sezon.

Pulisic iu bashkua Milanit nga Chelsea në vitin 2023, në një transferim që kushtoi 21 milionë euro. Që nga atëherë, ai ka realizuar 45 gola në 143 paraqitje me gjigantin italian.

Milani aktualisht renditet në vendin e pestë në tabelën e Serie A me 21 pikë pas dhjetë ndeshjesh, shtatë pikë më pak se lideri Lazio.

Reklamë