Lajme
28/10/2026 16:16
Publikohen pamjet e arrestimit të të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt
I dyshuari për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt, Albert Sylaj është arrestuar mbrëmjen e së martës në Deçan.
Nga pamjet shfaqet momenti i arrestimit të Sylajt nga zyrtarët policorë.
Sipas informacioneve, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar më 27 tetor, rreth orës 23:40, pas një operacioni policor dhe bashkëpunimit me qytetarët.
Në operacionin për kapjen e tij kanë marrë pjesë disa njësi policore, përfshirë njësitin special FIT.
Ndërkaq, rasti ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, si dhe thirrje për përgjegjësi institucionale dhe trajtim më serioz të rasteve të dhunës.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Salahut i bëhet një nderim i veçantë në Turqi, një rrugë do ta mbajë emrin e yllit egjiptian
Lajme
Shkolla shqipe “Rozafa” në Belgjikë, ambasadori Barbullushi dhuron libra për nxënësit
Lajme
Vullnetarizmi dhe komunitetet që ndërtojmë, mbështetja e BE-së për nismat lokale në Kosovë
Sport