Pse disa paciente me kancer të gjirit trajtohen fillimisht me terapi dhe jo me operacion? Shpjegon kirurgu Shqiptar Demaçi
Ndërhyrja kirurgjikale nuk është gjithmonë hapi i parë në trajtimin e kancerit të gjirit. Vendimi varet nga karakteristikat e tumorit, përhapja e sëmundjes dhe gjendja e përgjithshme e pacientes.
Këtë e ka shpjeguar kirurgu torakal, Shqiptar Demaçi gjatë pjesëmarrjes në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”.
Sipas tij, përpara vendimit për operacion, mjekët duhet të përcaktojnë tipin e tumorit dhe profilin e tij biologjik, duke përfshirë receptorët hormonalë dhe karakteristika të tjera.
Demaçi ka treguar se në raste të caktuara, pacientet mund të përfitojnë fillimisht nga kimioterapia ose trajtime të tjera onkologjike, me synim zvogëlimin e tumorit përpara ndërhyrjes kirurgjikale.
Ai ka theksuar se ekzistojnë disa modalitete trajtimi dhe se renditja e tyre nuk është e njëjtë për çdo paciente.
Vendimi për trajtim duhet të merret nga ekipi multidisiplinar, duke vlerësuar veçoritë e secilit rast.
Për më shumë shikoni të plotë podcastin e plotë “Shëndeti në rend të parë”:
Të rejat Lexo më shumë
Uashingtoni dhe Teherani japin "përgjigje pozitive" ndaj përpjekjeve ndërmjetësuese – njofton Katari
Top 10 lojtarët spanjollë më të paguar: Gjysma pjesë e Barcelonës pavarësisht krizës financiare së klubit katalunas
Pagesat e shpejta në Kosovë nga 23 nëntori, BQK-ja përcakton datën e funksionalizimit të sistemit TIPS-K