← Kthehu te Ballina
Politikë 05/10/2026 16:45

Protestuesit tërheqin nga krahu Besnik Bislimin, policia në mbrojtje të tij

Protestuesit tërheqin nga krahu Besnik Bislimin, policia në mbrojtje të tij

Situata është tensionuar pranë objektit të Qeverisë së Kosovës, ku ish-zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është përballur me protestuesit që po kërkojnë miratimin e Projektligjit për Gjykatën Speciale.

Gjatë përplasjes, njëri nga protestuesit e ka kapur Bislimin për krahu për disa sekonda.

Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, ka ndërhyrë Policia, duke i mundësuar Bislimit të largohet nga zona pa u përplasur më tej me protestuesit.

Reklamë