Politikë
30/10/2026 10:17
Protestuesit tentojnë të futen në objektin e Qeverisë, policia ua pamundëson hyrjen
Para objektit të Qeverisë së Kosovës po mbahet një protestë, në të cilën po kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Sipas gazetares së T7, e cila po raporton nga vendi i ngjarjes, disa nga protestuesit po tentojnë të futen brenda objektit të Qeverisë.
Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pritet të mbajnë një konferencë për media.
Protestuesit kanë deklaruar se e konsiderojnë të drejtë të hyjnë brenda për të përcjellë nga afër konferencën, por një gjë e tillë u është pamundësuar nga Policia e Kosovës, e cila ka penguar hyrjen e tyre në objektin e Qeverisë.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Skandal në Kazakistan: Flamuri i Barcelonës përdoret për të pastruar dyshemenë e mundjes
Lajme
Plagoset një person në Rahovec, policia nis hetimet
Sport
Dortmundi shpenzoi mbi 100 milionë euro për transferime, por përballet me probleme
Politikë