Protestuesit te objekti i Ministrisë së Ekonomisë - i vënë flakën dhe shkatërrojnë derën, policia u hedh gaz lotsjellës
Protestuesit tashmë janë zhvendosur nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë ku kanë nisur të sulmojnë derën.
Më pas, ia kanë dalë edhe sot që t’i vënë flakën godinës, në pjesën e përparme të derës.
Pas këtij akti, policia ka ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës.
Ndërkaq, Lezha, Shkodra, Burreli, Laçi, Elbasani, Korça, Vlora, Gjirokastra, Dibra, dhe Pogradeci janë zgjuar këtë të premte me protesta.
Të rinjtë, gjimnazistë dhe studentë, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë për të protestuar. Në rrethe, tubimi shënon ditën e dytë të protestave.
Ndërkohë, në Lezhë ka pasur tensione mes protestuesve dhe Policisë, ku palët janë përplasur fizikisht dhe ka pasur të lënduar policë dhe një protestuese. Në drejtim të një gjimnazi janë hedhur gurë. Më pas, Policisë i është dhënë urdhër të tërhiqet dhe të shmangë përplasjet me të rinjtë.
Të rejat Lexo më shumë
Drejtuesit e Policisë së Kosovës vizituan në veri njësitë kufitare për ndërhyrje të shpejtë dhe të kontrollit kufitar ujor
Carrick thotë se grindja me Lisandro Martinez ka "mbaruar" pas takimit sqarues
Fermerët po përballen me rritje të reja të çmimeve, çmimet e karburantit janë rritur me 21.7 përqind brenda një viti