Politikë
18/10/2026 21:01
Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së, Këlliçi: Policia na hodhi gaz - nuk provokuam
Tensione janë shënuar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku disa prej protestuesve janë strehuar në selinë e Partisë Demokratike.
Nga ana tjetër, policia i pret jashtë dyerve të godinës.
Ndërkohë, deputeti i PD-së, Eno Bozdo, ka deklaruar për mediat se janë sulmuar me gaz lotsjellës nga policia.
“Ervin Demo ka provokuar demokratët, duke hedhur gaz në selinë e tyre. Këtu mund të shihni dhjetëra bombula gazi, pa pasur asnjë incident. Nuk kishte asnjë provokim. Kishte vetëm një tentativë për të barazuar ngjarjen që ndodhi sot në selinë e PS. Ishte një skenar i Edi Ramës, e kemi paralajmëruar. Ishin vetëm policë që kanë tentuar të dhunonin selinë e PD-së”, tha ndërkohë Belind Këlliçi. /tch/
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Kandidati i VLEN-it, Jakup Huseini ia uroi fitoren kandidatit të AKI-së, Arkin Jahijit
Politikë
Fetoshi: “Zgjimi” i Duginit, kalkulimi rus për protestat në Shqipëri
Sport
“Nuk jemi në nivelin e duhur”, Granit Xhaka kritikon: Duhet të marrim përgjegjësinë…!
Politikë