Protestuesit “rrëmbejnë” trenin turistik në Francë – pamjet bëhen virale
Protestat masive që kanë përfshirë Francën kundër pabarazisë sociale dhe rënies së standardit të jetesës kanë parë edhe situata të pazakonte.
Kjo pasi në një rast, protestuesit janë parë duke “rrëmbyer” një tren turistik.
Kujtojmë se përleshjet mes protestuesve dhe policisë kanë shpërthyer edhe në Paris, ku janë hedhur flakadanë drejt forcave të rendit.
BREAKING:Rioters hijack a tourist train in France https://t.co/an6Q5OFAnL
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 17, 2026
Lëvizja nisi muajin e kaluar në shkollat e periferive më të varfra të kryeqytetit, për shkak të mungesës së mësimdhënësve dhe kushteve të këqija në ndërtesat shkollore, por shpejt u shndërrua në një protestë mbarëkombëtare.
Ndërsa autoritetet përpiqen të përballen me situatën, edhe treni turistik duket se ka përfunduar në një destinacion që nuk figuron në asnjë broshurë udhëtimi.
Të rejat Lexo më shumë
Shtatë ushqime që përmbajnë më shumë hekur se mishi i viçit
Tensione edhe në Paris, policia përleshet me protestuesit
Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë