Politikë
24/10/2026 16:01
Protestuesit përplasen me policinë pranë Parkut Rinia, re të dendura tymi të gazit lotsjellës mbulojnë zonën
Rreth orës 15:30, një përplasje e madhe është shënuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit e vendosur pranë Parkut Rinia kanë nisur të qëllojnë me gurë drejt autobotëve me ujë dhe efektivëve të policisë.
Në kundërpërgjigje, policia ka përdorur një sasi të madhe gazi lotsjellës.
Bulevardi është mbuluar nga retë e tymit, ndërsa protestuesit janë shpërndarë nëpër Parkun Rinia, raportojnë mediat në Tiranë.
Po ashtu një i ri ka arritur të shkojë pranë autobotit dhe është kapur në të, duke mos hequr dorë edhe pas hedhjes së ujit dhe gazit lotsjellës.
FNSH ka ndërhyrë duke e larguar me dhunë, me të riun, që më pas nuk u ndje mirë, ndikuar edhe nga sasia e madhe e gazit lotsjellës.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Fenerbahçe përballet me një vendim historik: Zgjerim i stadiumit në Kadikoy apo një stadium i ri për 80,000 tifozë
Teknologji
Pse funksioni start-stop gjatë dimrit ndonjëherë nuk e fik motorin e veturës
Politikë
Bie ndjeshëm numri i kërkesave për azil në BE
Lajme