Politikë
23/10/2026 14:31
Protestuesit në Tiranë djegin posterin me imazhet e Ramës dhe Vuçiçit
Protestuesit janë mbledhur edhe sot në kryeqytet, ku protesta është shoqëruar me tensione dhe veprime simbolike kundër kryeministrit Edi Rama.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë përmbysur dhe rrokullisur në bulevard stolat që kryeministri Edi Rama kishte vendosur si një ftesë për dialog.
Veprimi i tyre vjen në një moment kur thirrjet për dialog janë përballur me reagime nga një pjesë e protestuesve.
Më pas, protestuesit i kanë vënë flakën një posteri ku shfaqeshin imazhet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. /Tch/
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Përplasje për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë, opozita ngre dyshime, pushteti mbron projektligjin
Politikë
Bekim Sali: Integrimi gradual duhet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët
Sport
Vajzat e Kosovës synojnë fitoren ndaj Estonisë
Lajme