Politikë
05/10/2026 20:16
Protestuesit bllokojnë rrugën e topit të ujit, Policia vazhdon me gaz lotsjellës
Protestuesit kanë bllokuar rrugën e kamionit të Policisë të pajisur me top uji, ndërsa situata përreth Kuvendit vazhdon të jetë e tensionuar.
Kordonet policore janë tërhequr nga pozicionet e mëhershme dhe tashmë janë vendosur përballë kamionit të mbushur me ujë, i cili pritet të përdoret nëse situata përshkallëzohet më tej.
Ndërkohë, Policia po vazhdon të përdorë gaz lotsjellës ndaj protestuesve, transmeton IndeksOnline.
Forca të shumta policore mbeten të angazhuara në terren, ndërsa përballja mes protestuesve dhe Policisë vazhdon në zonën përreth Kuvendit.