← Kthehu te Ballina
Politikë 17/10/2026 14:46

Protestuesi tregon kraharorin: Policia më gjuajti me plumb gomë

Protestuesi tregon kraharorin: Policia më gjuajti me plumb gomë

Gjatë tensioneve të shënuara ditën e sotme të protestës, ajo çfarë është deklaruar nga një protestues është se ka pësuar një goditje që ai pretendon se është bërë me plumb gomë. Ai thotë së është qëlluar nga ana e policisë në kraharor.

Policia ndërkaq pretendon se plumbat janë plumba shpërqendrues.

Plumbi shpërqendrues është një lloj municioni që përdoret për të shpërndarë ose zmbrapsur turmat gjatë protestave. Mund të jetë prej gome, plastike ose materialesh të tjera.

Edhe pse konsiderohet më pak vdekjeprurës se plumbi i zakonshëm, mund të shkaktojë plagë të rënda, dëmtime të organeve, humbje të shikimit dhe deri në vdekje. /euronews.al/

Reklamë