Protestë para Kuvendit, policia ndryshon planin e masave të sigurisë
Në seancën e sotme plenare pritet të diskutohet projektligji për Reformën Territoriale, i propozuar nga Partia Socialiste, që parashikon reduktimin e numrit të bashkive në vend nga 61 në 46.
Seanca pritet të shoqërohet me tensione, pasi opozita, e cila e ka kundërshtuar vazhdimisht hartën e re territoriale, ka paralajmëruar protesta brenda dhe jashtë ambienteve të Kuvendit.
Për shkak të protestave të paralajmëruara, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie por këtë herë me një strategji tjetër të masave, raporton euronews.al
Mësohet se nuk është bllokuar rruga përpara Parlamentit dhe mbetet e lirë për të kaluar për qytetarët. Forca të shumta të rendit janë vendosur përgjatë zonës nga Xhamia e Namazgjasë, përgjatë Rrugës së Elbasanit, deri te Ministria e Brendshme
Ndërkohë, bashkitë e drejtuara nga opozita i kanë dërguar një letër Komisionit Europian, përmes së cilës kërkojnë që të mos lejohet miratimi i njëanshëm i Reformës Territoriale.
Të rejat Lexo më shumë
Murseli ngre akuza për paracaktim të konkursit nga DKA në Fushë Kosovë
Sulm kibernetik ndaj Fondit Federal të Pensioneve në Zvicër, raportohet për rrjedhje të dhënash
Maroku dhe Senegali e çojnë në CAS mosmarrëveshjen për finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës