Protestë ndryshe para Kryeministrisë në Shqipëri, të rinjtë gjuajnë topa futbolli
Edhe këtë të diele, qytetarë dhe të rinjë janë mbledhur në proteste para godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta, e cila është shoqëruar me thirrje të herëpashershme kundër qeverisë, ka marrë një kthesë tjetër.
Siç shihet qartë nga pamjet në terren, në një shenjë simbolike të pakënaqësisë, disa nga protestuesit kanë vendosur të gjuajnë me topa futbolli në drejtim të godinës së Kryeministrisë.
Forca të shumta të policisë janë pozicionuar rreth perimetrit të institucionit për të garantuar rendin dhe sigurinë, ndërkohë që tubimi ka vijuar pa përplasje ndryshe nga protestat e mëparshme.
Nga
Telegrafi
3 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate
telegrafi.com · indeksonline.net
Raportimet për të njëjtën ngjarje janë grupuar. Teksti i artikullit mbetet nga burimi fillestar.
Lexo më shumë
Katër gola për 28 minuta në ndeshjen Belgjika vs Italia
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Një tjetër vendim për Hashim Thaçin në Hagë, pritjet e avokatëve
