← Kthehu te Ballina
Politikë 24/10/2026 19:02

Protestë agresive në Tiranë, një protestues dyshohet se është goditur me plumb gome në sy

Protestë agresive në Tiranë, një protestues dyshohet se është goditur me plumb gome në sy

Situatë e tensionuar po e shoqëron mbrëmjen e sotme Tiranën.

Protesta e studentëve ka eskaluar në dhunë të paprecedentë, me protestues që po hedhin gurë e fishekzjarre drejt policisë, e këta të fundit po kundërpërgjigjen me plumba gome, gaz lotsjellës e ujë.

Neës24 paraqiti pamje shqetësuese çaste më parë, ku shfaqej një protestues me fytyrë të mbuluar nga gjaku.

Ai dyshohet të jetë goditur me plumb gome në sy.

Ende nuk dihet asgjë mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Reklamë