Protestat përshkallëzohen në Francë, studentët bllokojnë Luvrin
Protestat në Francë po përshkallëzohen. Studentët bllokuan hyrjet e muzeut të famshëm të Luvrit në Paris, duke penguar hapjen e tij sipas orarit të paraparë.
Aksioni u organizua nga studentët e Shkollës së Luvrit, në mbështetje të lëvizjes mbarëkombëtare të nxënësve.
Jashtë muzeut u vendos edhe një pankartë me mesazhin: “Kemi kënaqësinë të njoftojmë se po bllokojmë muzeun më të madh në botë.”
Ndërkohë, përmasat e trazirave po reflektohen edhe në bilancin e arrestimeve dhe dëmeve.
Ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin, bëri të ditur se gjatë fundjavës më shumë se 2.330 persona u ndaluan nga policia, rreth 70 për qind e të cilëve ishin të rritur.
Sipas Alain Di Crescenzo, presidentit të dhomës së tregtisë, dhuna e fundjavës pritet të ketë prekur mbi 2.000 dyqane në të gjithë vendin, ndërsa dëmet mund të arrijnë në qindra miliona euro.
Protestat nisën muajin e kaluar, kur nxënësit kundërshtuan kushtet në shkollat e mesme, por më pas u zgjeruan duke përfshirë pakënaqësinë për rritjen e çmimeve, koston e jetesës dhe inflacionin.
Bllokimi i një prej simboleve më të njohura kulturore të Francës tregon se protestat po prekin tashmë edhe institucionet që zakonisht qëndrojnë larg përplasjeve politike.
Të rejat Lexo më shumë
Mickoski paralajmëron ulje të çmimit të naftës: Jemi afër marrëveshjes me furnizuesin
Nagavci thotë se do të angazhohen që projektligjet të shqyrtohen në seancën e së enjtes, kërkon miratimin e atyre që janë pjesë e Planit të Rritjes
Viktima, rrëmbime, policë e “duar” të huaja: Pretendimet që shoqërojnë protestat në Shqipëri