Protestat në Tiranë zhvendosin ndeshjen e Ligës së Konferencës mes Egnatias dhe Midtjyllandit
Ndeshja mes Egnatias dhe Midtjyllandit, e vlefshme për raundin e parë të fazës së ligës në Ligën e Konferencës, është zhvendosur nga Tirana në Elbasan, shkaku i protestave të mëdha në kryeqytetin shqiptar.
Takimi ishte planifikuar të zhvillohej sot (e enjte) nga ora 18:45 në “Arenën Kombëtare”, por situata e krijuar në Tiranë ka bërë që organizatorët të ndryshojnë stadiumin ku do të luhet kjo përballje evropiane.
Lajmin e ka konfirmuar klubi shqiptar përmes një njoftimi zyrtar, duke bërë të ditur se ndeshja do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.
“Për shkak të situatës së krijuar në Tiranë dhe për të garantuar sigurinë, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Elbasan Arena’. Presim mbështetjen tuaj”, thuhet në njoftimin e Egnatias.
Kështu, përballja evropiane do të luhet në Elbasan, ndërsa Egnatia do të kërkojë mbështetjen e tifozëve në një ndeshje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.
Të rejat Lexo më shumë
Parlamenti i Suedisë voton kundër emërimit të Magdalena Anderssonit si kryeministre
HMD pritet të tërhiqet nga "tregje të caktuara"?
Gomari dhe dy kuajt duket se deshën të bëhen pjesë e trafikut në një autostradë të Teksasit