Protestat në Tiranë në vëmendjen e mediave britanike, Sky News publikon pamje
Media britanike Sky News ka publikuar fotografi dhe raportim nga vala e fundit e protestave antiqeveritare në Tiranë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e policisë.
Sipas raportimit të Sky News, protestuesit kanë hedhur gurë, flakadanë dhe mjete ndezëse në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit është kundërpërgjigjur me shkopinj gome, topa uji dhe gaz lotsjellës.
Në protestë janë përfshirë edhe studentët, të cilët kërkojnë uljen e tarifave të studimit, rritjen e investimeve në arsim dhe luftimin e korrupsionit.
Sky News thekson se kërkesat e studentëve janë bërë pjesë e një lëvizjeje më të gjerë kundër qeverisë, e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Media britanike ka publikuar edhe fotografi nga protestat, duke dokumentuar tensionet dhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë në kryeqytetin shqiptar.
Të rejat Lexo më shumë
Bajrami kritikon Kurtin: Një gjë është me i nda 1 miliard euro në letër, e krejt tjetër me i shndërrua ato në rrugë e shkolla
Tri gola dhe një perlë e Moreiras, Milani e trondit Interin në pjesën e parë
Haliti flet për periudhën kur ishte lojtar i Prishtinës dhe pjesëmarrjen me kryeqytetasit në garat evropiane