Protestat në Evropë dhe në Shqipëri, sekretari i përgjithshëm i KE-së: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik
Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X lidhur me valën e protestave që kanë përfshirë disa vende të Evropës.
Në reagimin e tij, Berset përmend edhe Shqipërinë, duke u ndalur te shkaqet e pakënaqësive shoqërore, por edhe te ngjarjet e dhunshme që kanë shoqëruar disa prej këtyre tubimeve.
“Nga Parisi në Milano, nga Brukseli në Tiranë, protestat në Evropë janë bërë virale. Pabarazi. Arsim. Strehim. Pa perspektiva. Një ndjenjë e të mos dëgjuarit. Dhe mes protestave paqësore, pati dhunë. Ndërtesa publike u sulmuan. Dyqane u plaçkitën. Njerëz të plagosur nga të gjitha anët. Së pari, u dhemb atyre që marshuan paqësisht. Mesazhi i tyre humbet. Zemërimi i tyre u përket atyre. Nuk duhet të bëhet mjet politik i askujt. Meriton një përgjigje. Tundimi tani do të jetë të përgjigjemi vetëm me siguri. Kështu rrëshqet siguria demokratike në një demokraci sigurie. Pyetjet e tyre janë tashmë në zemër të paktit të ri demokratik për Evropën”, ka shkruar Berset.
Të rejat Lexo më shumë
Nga një dyqan i vogël te një perandori mode, kush qëndron prapa Victoria’s Secret?
MPB me kontrolle në objektet hotelierike dhe kazino - ndalohen disa persona dhe zbulohet organizimi i paligjshëm i lojërave të fatit
Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, dy të vdekur, arrestohet autori