← Kthehu te Ballina
Politikë 15/10/2026 14:15

Protesta përfshin Kukësin, të rinjtë mblidhen para Bashkisë në shenjë solidariteti me Tiranën

Protesta përfshin Kukësin, të rinjtë mblidhen para Bashkisë në shenjë solidariteti me Tiranën

Edhe në qytetin e Kukësit po zhvillohet protesta në kuadër të thirrjes për bojkotimin e mësimit dhe në shenjë solidariteti me protestuesit në Tiranë.

Pas përfundimit të mësimit, një grup gjimnazistësh kanë marshuar në rrugët e qytetit, duke dëmtuar kosha mbeturinash, stola dhe tabela. Ata gjithashtu i kanë vënë zjarrin lulishtes përpara Bashkisë.

Sipas pamjeve, krahas thirrjeve, kanë hedhur edhe lëndë plasëse dhe tymuese, raporton euronews.al.

Reklamë