Politikë
07/11/2026 17:32
Protesta në Tiranë, u vihet flaka kontejnerëve të mbeturinave
Situata në protestën e sotme para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është tensionuar, pasi disa protestues u kanë vënë flakën dy kazanëve të mbeturinave dhe i kanë shtyrë në drejtim të forcave policore.
Gjatë tensioneve janë hedhur gjithashtu sende të tjera drejt efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me sprej dhe gaz lotsjellës.
Përplasjet kanë shënuar një tjetër moment tensioni gjatë tubimit, i cili nisi me protestën e studentëve dhe më pas u shoqërua me përplasje mes tyre dhe mbështetësve të Partisë Demokratike.
Kjo është protesta e 26 e studentëve, ndërsa edhe më parë ata kanë refuzuar eksponentë të politikës që t’i bashkohen.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
“Zërat më thanë ta vrisja Trumpin” – arrestohet një person pranë Shtëpisë së Bardhë
Politikë
Tensionohet situata në Tiranë, Policia përdor sprej dhe ujë ndaj protestuesve
Sport
Super dueli për kreun e tabelës:Galatasaray përballë ekipit të Besnik Hasit Ahmed Sportif
Lajme