Protesta në Tiranë, Policia nis shoqërimin e disa protestuesve
Efektivët e Policisë në Tiranë kanë nisur shoqërimin e disa personave, që kanë qenë të pranishëm në protestën që po zhvillohet para Kryeministrisë.
Nga pamjet, duken disa efektivë të Policisë që shoqërojnë një person në hyrje të Kryesisë së Kuvendit.
Protestat e sotme i nisi ajo e deputetëve dhe militantëve të Partisë Demokratike. Ata u grumbulluan fillimisht para selisë së PD dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.
Me të mbërritur, angazhimi i parë ishte djegia e ulëseve të vendosura nga Rama për dialog, teksa një i moshuar kërcente krah zjarrit.
Po sot të rinjtë kishin njoftuar organizimin e një proteste tjetër në Ministrinë e Arsimit në orën 14:00. Pasi qëndruan për afro një orë para Kryeministrisë, më pas protestuesit e PD nisën të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit.
Me mbërritjen në hyrjen e Rrugës së Durrësit, deputetët dhe militantët e PD u pritën me thirrjet “Rama në burg, Berisha në Burg” nga ana e të rinjve.
Të rejat Lexo më shumë
Italia ashpërson masat ndaj protestuesve të dhunshëm, 500 ushtarë dërgohen në Milano
‘Zbulohen’ ndjenjat e vërteta të Realit rreth fitimit të mundshëm të Topit të Artë nga Mbappe
A ekziston rimishërimi? Shkencëtarët zbulojnë një lidhje të pazakontë në rrëfimet për jetët e mëparshme