Politikë
21/10/2026 09:31
Protesta në Tiranë, 58 të arrestuarit dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë
58 personat e shoqëruar nga Policia gjatë protestës në kryeqytet pritet të dalin sot para Gjykatës së Tiranës, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë ndaj tyre.
Një ditë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi lirimin e 13 personave të arrestuar në kuadër të protestave të ditëve të fundit, duke caktuar masa më të lehta sigurie.
Gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tyre në flagrancë, por urdhëroi lirimin e menjëhershëm, me kusht që të mos mbahen për ndonjë masë tjetër sigurie apo vendim dënimi.
Sot pritet të shqyrtohet në gjykatë çështja e 58 personave të tjerë të shoqëruar nga Policia, ndërsa ende pritet vendimi për masat e sigurisë ndaj tyre. /Euronews.al/
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Comos dhe Man Utd rrezikon seriozisht të shtyhet
Politikë
Publikohen pamje, pasi Irani tha se një supertanker që transportonte mbi 2 milionë fuçi naftë goditi një minë pranë Hormuzit
Politikë
Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike
Lajme