Politikë
31/10/2026 20:31
Protesta në Prishtinë, protestuesit ndezin zjarre për t’u ngrohur
Një grup protestuesish gjatë marshimit të tyre sonte kanë ndezur zjarre për t’u ngrohur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Protesta e katërt radhazi në kryeqytet, e cila ka nisur rreth orës 17:00, po vazhdon teksa protestuesit janë shprehur për vazhdimin e tyre edhe në ditët në vijim, pas rastit tragjik të Arlinda Zekajt në Vitormiricë të Pejës të dielën e kaluar.
Protesta të ngjashme ka pasur ditëve të kaluara edhe në qytete të tjera, si në Ferizaj, Pejë e Mitrovicë.
Ndërkohë që lidhur me rastin e Arlinda Zekajt janë suspenduar 11 zyrtarë policorë, kryeprokurori dhe prokurorja në Pejë, teksa dorëheqje ka dhënë drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Të lindurit në këta 4 muaj janë të pamundur për t'u kuptuar: Sa herë mendoni se i njihni, ju befasojnë
Sport
Ahmet Haliti kujton kohën kur ishte pjesë e Hysit dhe emocionet e titullit kampion
Sport
Thellohet kriza te Fenerbahçe, mposhtet në shtëpi!
Lajme