Lajme
16/10/2026 10:16
Protesta në Lezhë, të rinjtë thyejnë xhamat e një gjimnazi! Shkulin edhe sinjalistikën rrugore
Tensione janë regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në qytetin e Lezhës teksa të rinjtë kanë dalë në protestë. Gjimnazistët kanë nisur të shkulin sinjalistikën rrugore dhe kangjellat e trotuareve.
Ata gjithashtu kanë hedhur gurë dhe objekte të forta në drejtim të gjimnazit “Hydajet Lezha” duke thyer xhamat e shkollës.
Marshimi i tyre po vijon në disa rrugë të qytetit teksa kanë bllokuar qarkullimit me koshat e mbeturinave.
Policia nga ana tjetër ndodhet në gatishmëri dhe ka krijuar një kordon pranë Sheshit “Gjergj Kastrioti” ku ndodhet edhe Bashkia e Lezhës, raporton euronews.al.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Mohamed Salah arrin një rekord të rrallë në tri garat evropiane për klube
Ekonomi
Si afatshkurtër, ashtu me normë interesi të lartë: Deri në 3.60% interes fiks për vetëm 6 muaj kursime afatgjata në ProCredit Bank
Politikë
Bondsteel-i si bazë e përhershme amerikane, sa fiton Kosova dhe çfarë interesi ka Uashingtoni?
Lajme