Protesta e punëtorëve të NPB-së para Supremes, Gjykata: Nuk mund të paragjykojmë kur do të merret vendimi
E Premte, 09 Tetor 2026 12:27
Gjykata Supreme e Kosovës ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar të punëtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), e cila pritet të mbahet para objektit të Gjykatës, për shkak të bllokimit të llogarive bankare të ndërmarrjes dhe pamundësisë së ekzekutimit të pagave.
“Gjykata Supreme e Kosovës, lidhur me paralajmërimin për organizimin e një proteste para objektit të Gjykatës, në kontekstin e çështjes gjyqësore që ka të bëjë me bllokimin e llogarive bankare të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) dhe pamundësinë e ekzekutimit të pagave për punëtorët e saj, sqaron opinionin publik si në vijim:
Lënda lidhur me këtë kontest gjyqësor është pranuar dhe regjistruar në Gjykatën Supreme më datë 21 gusht 2026, me numër E. Rev. nr. 49/2026, dhe aktualisht është në punë.
Gjykata Supreme e kupton rëndësinë e shqetësimeve të ngritura lidhur me gjendjen e punëtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore, të cilët, sipas informacioneve të bëra publike, janë përballur me vonesa në realizimin e pagave si pasojë e bllokimit të llogarive bankare të ndërmarrjes.
Megjithatë, Gjykata thekson se shqyrtimi i çështjeve gjyqësore zhvillohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Përcaktimi i prioriteteve për shqyrtimin e lëndëve bëhet në pajtim me dispozitat ligjore përkatëse duke garantuar trajtim të paanshëm dhe të barabartë të palëve.
Për kohëzgjatjen e shqyrtimit të lëndës konkrete, Gjykata Supreme nuk mund të paragjykojë afatin e përfundimit të saj. Çdo vendimmarrje do të merret në bazë të ligjit dhe të rrethanave të çështjes, në ushtrim të pavarësisë dhe paanshmërisë gjyqësore.
Gjykata Supreme respekton të drejtën e qytetarëve dhe punëtorëve për të shprehur shqetësimet e tyre në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin. Njëkohësisht, rikujton rëndësinë e respektimit të pavarësisë së gjyqësorit dhe të shmangies së çdo forme të presionit që mund të perceptohet si ndërhyrje në procesin e vendimmarrjes gjyqësore.
Gjykata Supreme mbetet e përkushtuar në ushtrimin e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore, duke siguruar që çdo lëndë të trajtohet sipas ligjit, me paanshmëri dhe në përputhje me standardet e administrimit të drejtësisë.”thuhet në njoftimin e gjykatës.
Të rejat Lexo më shumë
Një kandidat i së majtës me emrin Hitler Mussolini fiton zgjedhjet lokale në Peru
Ukraina godet fabrikën e karburantit për raketa ruse, një depo nafte dhe qendrën e të dhënave të Yandex
Shahini: Qeveria t’i kthehet ekonomisë, kanë kaluar gjashtë vjet pa zhvillim të hovshëm ekonomik