Profesori amerikan Alon Ben-Meir reagon ashpër për vrasjen e Arlinda Zekajt: Çfarë turpi për një vend që luftoi kaq fort për lirinë
Profesori amerikan Alon Ben-Meir ka reaguar ashpër pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Kosovë, duke kritikuar institucionet për dështimin në mbrojtjen e grave nga dhuna në familje.
Në një postim në Facebook, Ben-Meir ka rikujtuar sakrificat e popullit të Kosovës gjatë luftës për liri, duke theksuar se është e turpshme që, edhe pas gjithë atyre vuajtjeve, gratë vazhdojnë të vriten në shtëpitë e tyre, ndërsa institucionet që duhet t'i mbrojnë dështojnë vazhdimisht, shkruan
Ai ka përmendur edhe shifrën prej tetë grave që, sipas postimit të tij, janë vrarë si pasojë e dhunës në familje vetëm gjatë këtij viti.
Duke iu referuar rastit të Arlinda Zekajt, profesori amerikan ka shkruar se ajo u kishte kërkuar mbrojtje autoriteteve, duke i paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.
Sipas tij, vetëm tri ditë pas apelit të saj të fundit, Arlinda u vra me sëpatë nga kunati i saj, në rrethana që lidhen me përpjekjen e saj për ta marrë sërish të birin, pasi ai ishte marrë nga familja e bashkëshortit.
Ben-Meir e ka cilësuar këtë rast si turp kombëtar për Kosovën, duke theksuar se një vend që ka luftuar aq shumë për lirinë e tij nuk duhet të lejojë që grave t'u mohohet e drejta më themelore, ajo për të jetuar.
“Një vend që luftoi për lirinë e vet nuk duhet të pranojë kurrë një realitet në të cilin grave të tij u mohohet liria më themelore nga të gjitha: e drejta për të jetuar”, ka shkruar profesori amerikan.
Reagimi i Ben-Meir vë në pah edhe një herë shqetësimin për sigurinë e grave në Kosovë dhe përgjegjësinë e institucioneve për të reaguar me kohë ndaj rasteve të dhunës dhe kërkesave për mbrojtje.
Të rejat Lexo më shumë
Mourinho: Qëllimi është të fitojmë tituj, jo vetëm një ndeshje kundër Barcelonës
Nga protestat te oligarkia, Kurti me deklaratë të fortë për situatën në Shqipëri
Dua Lipa fiton betejën ligjore për domenin që përdorte emrin e saj pa autorizim